"Ne ramë dakord se për t'i dhënë fund konfliktit duhet të bazohemi në zgjidhjen e problemit të dy shteteve, dy shteteve për dy popuj. Paqja duhet arritur urgjentisht dhe një gjë e tillë është plotësisht e mundur", - deklaroi ai në Mexico City, ku ndodhet aktualisht me një vizitë.

"Ne nuk kemi lindur për të qenë armiq, ne nuk kemi lindur për të qeverisur një popull tjetër, ne nuk kemi lindur për të zaptuar tokat e të tjerëve, ne kemi lindur për të jetuar në paqe", - thuhet në deklaratën e Presidentit izraelit, të bërë pas bisedimeve me homologun e tij meksikan Enrique Peña Nieto.