Deri më tani ka informacion për 3 të plagosur.

Incidenti ndodhi në krahinën qendrore Pathum Thani. Rreth 100 anëtarë të opozitës u zhvendosën në drejtim të ndërtesës së Bashkisë lokale për zhvillimin e një aksioni proteste, por ata u ndaluan nga një grup demonstruesish të përbërë prej rreth 300 personash, të cilët mbështesin qeverinë. Si rezultat i përleshjeve që shpërthyen mes tyre u plagosën 3 anëtarë të opozitës.

Që nga fillimi i protestave masive në Tajlandë kjo është shfaqja e parë e dhunës së hapur në rrugë.