Më parë Teherani mori përsipër detyrimin që për 3 muaj t’i sigurojë ANEA-s informacionin dhe aksesin e kontrolluar mbi reaktorin bërthamor me ujë të rëndë në Arak.

Marrëveshja përkatëse u arrit më 11 nëntor pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të ANEA-s, Yukiya Amano, dhe Kreut të Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.