Kjo dëshmon se dikur brenda gurit ka patur ujë që ka shkaktuar korrozion.

"Mostrat u gjetën pak ditë pas rënies së meteoritit, kështu që ndryshku nuk mund të formohej aq shpejt për shkak të kontaktit me ujin e tokës. Kjo mund të shkaktohej vetëm nga uji me prejardhje jashtëtokësore", - thonë shkencëtarët.

Shkencëtarëve u ka rastisur edhe më parë të ekzaminojnë meteoritë me ujë të kristalizuar brenda. Por që uji brenda në gur të ketë qenë i lëngshëm, kjo është një gjë fort e rrallë. Kjo jep një tjetër shpresë se një ditë do të zbulohet jeta jashtëtokësore.