Në qendrën tregtare të Rigës të rrjetit "Maxima" më 21 nëntor u shembën fillimisht një mur dhe kulmi. Kur në vendin e incidentit mbërriten ekipet e shpëtimit dhe filluan të kërkojnë njerëzit e mbetur nën rrënoja u shemb edhe një tjetër mur. Sipërfaqja e shembjes arriti shifrën 1.500 metra katrore. Sipas njoftimeve të fundit, si pasojë e këtij incidenti tragjik kanë humbur jetën 54 persona.