Departamenti për Bashkëpunim Ushtarak i Pentagonit njoftoi Kongresin e SHBA-së për një marrëveshje të mundshme. Nëse marrëveshja do të miratohet, atëhere me realizimin e modernizimit të gjuajtësit do të merret kompania "BAE Systems".

Nënshkrimi i kontratës pritet në fund të vitit 2013. Pas kësaj dy gjuajtës koreanë (njëvendësh dhe dyvendësh), do të dorëzohen në kompaninë "BAE Systems" në Fort Worth, ku gjatë vitit 2014 do të modernizohen. Pjesa tjetër e gjuajtësve "KF-16" do të modernizohet në Korenë e Jugut duke filluar që nga viti 2017-2018.