Kryeministri i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në video-mesazhin e vet, drejtuar anëtarëve të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave dhe të ftuarve të Asamblesë së Përgjithshme, tha se projekti i përgatitur për promovimin e Ekaterinburgut si qytet kandidat për të pritur "Expo 2020" gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë ruse. "Dhe ne mund të garantojmë se ky projekt ka statusin e projektit prioritar kombëtar", - siguroi Kryeministri rus.

Medvediev vuri në dukje gjithashtu si vijon: "Ne jemi duke përgatitur një program të posaçëm të mbështetjes për vendet në zhvillim. Ne shpresojmë që ky hap t’u lejojë 90 vendeve në zhvillim për të marrë pjesë në Expo, dhe, çka duhet theksuar, krejtësisht falas.

Sot në Paris do të përcaktohet se cili qytet do të presë Ekspozitën Universale Botërore "Expo 2020" (video)