Në Ekspozitën Botërore në Paris në vitin 1900 pavijoni rus u nderua edhe me Medaljen e Artë, edhe me çmimin Grand Prix të ekspozitës. Por asnjëherë Rusia nuk ka arritur ta zhvillojë ekspozitën në "shtëpinë e vet".

"Nëse Ekaterinburgu do të fitojë të drejtën për të organizuar Ekspozitën Universale Botërore të vitit 2020, unë ju siguroj se të gjitha planet tona në shkallë të gjerë për vitin 2020 do të zbatohen në mënyrë të plotë. Unë jam i sigurt se Ekaterinburgu do ta organizojë dhe do ta zhvillojë Ekspozitën Universale Botërore në vitin 2020 në mënyrë të tillë, që ajo do të bëhet më mbresëlënësja në gjithë historinë e evenimenteve të tilla", - theksoi Dimitri Medvediev. 

Sot në Paris do të përcaktohet se cili qytet do të presë Ekspozitën Universale Botërore "Expo 2020" (video)