Në bordin e avionëve nuk kishte armë strategjike. Autoritetet kineze nuk qenë njoftuar rreth fluturimit të planifikuar të avionëve amerikanë.

Javën e kaluar, më 23 nëntor, Pekini njoftoi se për të gjitha fluturimet në zonën e mbrojtjes kundërajrore kineze në Detin e Kinës Lindore, e cila përfshin edhe hapësirën mbi Ishujt e diskutueshëm Senkaku-Diaoyu, duhet të bihet dakord me autoritet kineze, ndërsa pilotët e avionëve duhet të japin sinjale identifikuese dhe të përmbushin kërkesat e palës kineze. Përndryshe, Kina i rezervon vetes të drejtën për të ndërmarrë masa ushtarake.