Sipas të dhënave të OBSH-së, aktualisht me këtë virus në trupin e tyre bashkëjetojnë më shumë se 2 milionë të rinj të grupmoshës nga 10 deri në 19 vjet.

Sipas fjalëve të bashkëpunëtorit të Fondit të Fëmijëve të OKB-së - UNICEF - Craig McClure, vështirësitë kryesore në parandalimin dhe trajtimin e HIV-it janë ligjet e ashpra, diskriminimi dhe persekutimi i personave të infektuar me HIV.