Në koment vihet re se pauza në procesin e integrimit evropian të Ukrainës vjen si rezultat i nevojës për të marrë në konsideratë mekanizmin e kompensimit të humbjeve për ekonominë ukrainase. BE-ja dhe Rusia u ftuan për ta shqyrtuar bashkërisht këtë çështje, por Brukseli vetëm bën presion edhe më të ashpër mbi udhëheqjen e Ukrainës, duke u përpjekur me çdo kusht të arrijë nënshkrimin e marrëveshjes mbi asociimin.