Rusia, një anëtare e përhershme e Ekspozitës Botërore që në vitin 1851, kurrë nuk e ka pritur Expo në territorin e saj. Rusia tani është më afër se kurrë faktit për t’u bërë për herë të parë e zonja e Expo. Ekaterinburgu është qyteti kandidat i Rusisë.

Përveç Ekaterinburgut për të drejtën e zhvillimit të Expo 2020 pretendojnë qytetet Izmir (Turqi), Dubai (Emiratet e Bashuara Arabe) dhe Sao Paulo (Brazil).

Në fjalimin e tij para delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të 153-të në qershor të vitit 2013 Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklroi:

Ne garantojmë se ekspozita do të marrë statusin e projektit prioritar kombëtar. Ne do të ndërtojmë në Ekaterinburg një kompleks të madh modern ekspozues Expo Park... Unë jam i sigurt se mund të presim në mënyrë adekuate vizitorët nga 150 vende të botës. Unë dua të theksoj se: Rusia do të mundësojë permbushjen maksimale të gamës së plotë të kërkesave të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave. Në mënyrë të veçantë, po përgatitim një program special për mbështetjen e vendeve në zhvillim, i cili parashikon pjesëmarrjen falas në ekspozitë të rreth 90 shteteve".