Bora e lagësht dhe shiu i akullt shkaktuan aksidente të shumta automobilistike.

Sipas parashikimeve të motit, stuhia do të avancojë deri në brendësi të kontinentit dhe do të vërshojë mbi shtetet qendrore dhe lindore pas disa ditësh.

Koha e keqe mund të prishë planet e shumë amerikanëve për të vizituar të afërmit e tyre, që jetojnë në shtetet e tjera, me rastin e Ditës së Falenderimeve, e cila kremtohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të enjten e katërt të muajit nëntor.