Reliket u ekspozuan pranë Altarit gjatë meshës së mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit.

Reliket në fjalë janë gjetur nga arkeologët gjatë gërmimeve në Pallatin e Shën Pjetrit 70 vjet më parë. Vatikani ende nuk ka deklaruar nëse janë apo jo autentike eshtrat sipas mendimit të Kishës. Kryepeshkopi Rino Fisichella tha javën e kaluar se kjo është pothuajse e parëndësishme, sepse të krishterët janë lutur mbi vendin e varrimit të tyre për shekuj me radhë.