Sipas njoftimit të gazetës "Ukrainskaja pravda", policia përdori gaz lotsjellës, por pastaj u detyrua të tërhiqej nën presionin e protestuesve.

Në sheshin qendror të Kievit po zhvillohet protesta e mbështetësve të integrimit europian të Ukrainës. Të dielën në shumë qytete në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta të ngjashme të forcave opozitare.