"Ban Ki-moon njofton se më 22 janar ai do të thërrasë konferencën ndërkombëtare për Sirinë në Gjenevë", - thuhet në njoftim.

Sot në Gjenevë po zhvillohen negociatat mes diplomatëve rusë dhe atyre amerikanë me të Dërguarin e Posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, në lidhje me përgatitjen e konferencës së paqes. Ky është takimi i katërt mes Rusisë, SHBA-së dhe OKB-së brenda vitit për këtë problem.