Duke marrë fjalën në parlament, ai vuri në dukje gjithashtu se argumenti i fundit në favor të vendimit të pezullimit të përgatitjeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në u bënë kushtet tejet strikte të dhënies së kredisë nga FMN-ja. Nënshkrimi i dokumentit ishte planifikuar javën e ardhshme.

Azarov shtoi se rënia e vërejtur kohët e fundit në tregtinë me Rusinë është një kërcënim real për ekonominë e Ukrainës dhe u bë shkas për uljen e rejtingut të Ukrainës nga Agjencia e vlerësimeve Fitch.