"Letonia mund të mbështetet gjithmonë tek ekipet ruse të shpëtimit", - citoi Russius fjalët e Ministrit rus të Situatave të Jashtëzakonshme, Vladimir Puçkov. Ai shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve të njerëzve si pasojë e rrëzimit të mureve dhe çatisë së ndërtesës.

Sipas të dhënave të fundit në këtë incident humbën jetën 25 persona, duke përfshirë edhe tre anëtarë të ekipeve të shpëtimit. 40 persona të tjerë u lënduan.