Lideri rus e priti Kryetarin e qeverisë turke në Shën Petersburg, ku ai mbërriti për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të bashkëpunimit midis dy vendeve në nivelin më të lartë. Nga ana e tij, Erdogan deklaroi se ai i kushton rëndësi të madhe bisedimeve të sotme, gjatë të cilave pret të hapë temën e diskutimit të çështjeve aktuale bilaterale.

Përveç bashkëpunimit ekonomik, që përmban axhenda, do të diskutohen edhe tematika të tjera mes dy liderëve - konflikti në Siri dhe çështja bërthamore e Iranit.