Rezulton se shpërthimi vullkanik i fundit çoi në formimin e një ishulli të ri në det, në jug të Tokios.

Diametri i ishullit është 200 metra, ndërsa lartësia 20 metra mbi nivelin e detit. Ishulli shtrihet në brigjet e ishullit të vogël të pabanuar Nishinoshima, i cili i përket një grupi prej 40 ishujsh të njohur si Ishujt Ogasawara.

Sekretari i Përgjithshëm i kabinetit të ministrave Yoshihide Suga deklaroi se si rezultat i formimit të këtij ishulli vullkanik Qeveria e Japonisë shpreson të zgjerojë ujërat e veta territoriale.