Pikërisht në këtë mënyrë ka vendosur ta mbështesë zbuluesin e informacioneve të klasifikuara organizata publike lokale e mbrojtjes së të drejtave të njeriut "Fondacioni i Partneritetit për Drejtësi Sociale".

Fotografia e madhe e Snowden do të shoqërohet me mbishkrimin: "Ne, populli kundër shtetit spiun dhe themi: "Faleminderit, Edward Snowden!". Autobusët me reklama të tilla, sipas organizatorëve, do të fillojnë të qarkullojnë nëpër linjat e transportit publik që nga data 26 nëntor.