Të enjten para deputetëve morën fjalën të gjithë autorët e 6 projektligjeve për trajtimin mjekësor të të burgosurve jashtë vendit. Për secilin nga këto projektligje vendimi ishte negativ.

Më parë deputetët e Partisë së Rajoneve patën deklaruar se do të votonin vetëm atë projektligj, i cili do të përgatitej nga një grup pune i përbërë nga ekspertë.

Zgjidhja e problemit "Timoshenko" është një kusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në, të cilën Kievi shpreson ta nënshkruajë në Vilnius më 28-29 nëntor.