Ushtria, Forcat Ushtarake Detare dhe korpusi i marinsave do të imitojnë skenarë të ndryshëm të sulmit të Koresë së Veriut mbi Ishullin Yeonpyeong në kujtim të viktimave të incidentit të armatosur të 23 nëntorit të vitit 2010, si rezultat i të cilit humbën jetën 4 persona.

"Qëllimi i manovrave - të kujtojmë provokimin nga ana e forcave të armatosura të Koresë së Veriut dhe të demonstrojmë potencialin tonë mbrojtës dhe vendosmërinë për të mposhtur armikun", - thuhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut.