Sipas të dhënave zyrtare, sateliti është projektuar për nevojat e navigacionit. Ai është i pajisur gjithashtu me aparatura të posaçme, të cilat bëjnë të mundur fotografimin e sipërfaqes së tokës me rezolucion të lartë.

Në orbitë "Tadbir" do të nxirret nga raketa "Safir". Sateliti do të jetë aparati i katërt kozmik i kësaj serie, të lëshuar nga Irani në 7 vitet e fundit.