Në mbledhjet e kaluara të Këshillit të bashkëpunimit në nivel të lartë midis Rusisë dhe Turqisë janë bërë hapa shumë të rëndësishëm, nënvizoi Erdogan. Ai shprehu besimin se "zhvillimi i një dialogu të tillë midis Rusisë dhe Turqisë, dy vendeve fqinje, të cilët njihen për historinë e pasur të marrëdhënieve dypalëshe, do të shërbejë si një shembull i mirë për brezat e ardhshëm".