Prezantimin e muzeut të ri e bëri të martën themeluesi i Fondacionit kulturoro-historik "Lidhja e kohërave"(russ. "Связь времен"), sipërmarrësi i mirënjohur rus Viktor Vekselberg.

Bazën e ekspozitës së muzeut e përbën koleksioni i vezëve të Pashkëve i firmës Faberge, të blera prej Viktor Vekselberg në vitin 2004 nga trashëgimtarët e manjatit amerikan të mediave Malcolm Forbes. Më pas, gjatë 9 vjetësh, Fondacioni kulturoro-historik "Lidhja e kohërave" ka plotësuar vazhdimisht koleksionin me objekte të ndryshme, duke krijuar bazën e tij prej 4.000 veprash të artit të aplikuar dekorativ.