Më herët u njoftua se ekspertët prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas refuzimeve nga ana e disa vendeve për t’i shkatërruar armët kimike siriane në territoret e tyre, kanë përpunuar planin për likujdimin e tyre në një anije speciale në ujërat ndërkombëtare.

"Një mundësi e tillë po shqyrtohet prej kohësh. Ky është një nga variantet e zgjidhjeve të mundshme, të cilat po diskutohen nga shtetet anëtare të organizatës", - konfirmoi të mërkurën Zëdhënësi i ONAK-ut, Christian Chartier.