"Ne shpresojmë që përpjekjet, të cilat po ndërmerren, të kurorëzohen me sukses në takimin që do të zhvillohet sot në Gjenevë", - tha ai në një konferencë për shtyp të mërkurën në Moskë pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm të Brazilit, Luiz Alberto Figueiredo.

"Gjashtëshja" e ndërmjetësve ndërkombëtarë për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit përbëhet nga Rusia, SHBA-ja, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania.