Komponentët kimikë do të shkatërrohen në bordin e një anije. Se si specialistët kanë ndërmend të utilizojnë pjesën e mbetur të substancave kimike nuk është bërë e ditur.

ONAK më 15 nëntor bëri publik grafikun e shkatërrimit të të gjitha arsenaleve kimike siriane deri më 30 qershor të vitit 2014. Sipas vendimit, të gjitha armët kimike, me përjashtim të disa substancave që janë të destinuara për t’u eliminuar në Siri, do të nxirren jashtë vendit deri më datë 5 shkurt.