Në qytet kanë filluar reshjet më të dendura të dëborës gjatë gjysmë shekullit të fundit, të cilat vazhdojnë prej më tepër se 60 orësh.

Në pastrimin e qytetit nga dëbora dhe akulli janë mobilizuar banorët, policia dhe zjarrfikësit. Në qytet janë mbyllur të gjitha shkollat ​​dhe kopshtet për fëmijë. Aeroporti i Harbinit punon me ndërprejre, si dhe janë mbyllur shumica e autostradave. Meteorologët parashikojnë intensifikimin e reshjeve në ditët e ardhshme.