Disa njerëz cilësohen si të humbur pa lënë gjurmë. Qindra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Me disa rajone të ishullit është ndërprerë fare komunikimi rrugor dhe hekurudhor, kanë lindur probleme me furnizimin e energjisë elektrike.

Situata më e vështirë vazhdon të mbetet në provincën e Olbia në verilindje të ishullit. Nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në ishull, ku, sipas parashikimeve të meteorologëve moti i keq do të vazhdojë të mbizotërojë edhe për disa ditë.