Ndër viktimat e aksidentit ajror është gjithashtu edhe Kreu i Departamentit të Shërbimit të Sigurimit Federal të Rusisë në Tartarstan, Aleksandër Antonov.

Gjithsej si rezultat i rrëzimit të avionit "Boeing" humbën jetën 50 persona: 6 anëtarët e ekuipazhit dhe 44 pasagjerët e tij. Autoritetet e Tartarstanit e shpallën datën 18 nëntor ditë zie në republikë.

Në ditën e zisë në të gjitha institucionet shtetërore në vend flamujt do të ulen në gjysmë shtize. Përveç kësaj, kanaleve televizive dhe radiostacioneve lokale u është rekomanduar heqja nga transmetimi i programeve argëtuese.