Sipas fjalëve të Tatiana Anodina, është ende e parakohshme të flitet mbi gjendjen e aparaturave vetëregjistruese të bordit të avionit. Në momentet aktuale ato janë duke u studiuar prej specialistëve. Më parë u njoftua se kontejneri i njërit prej vetëregjistruesve ka pësuar dëmtime të konsiderueshme mekanike.

"Deshifrimi i vetëregjistruesve të aeroplanit do të bëhet në bazën e Qendrës sonë tekniko-shkencore në Moskë, ku ata do të dorëzohen në një kohë fare të afërt", - shtoi Kryetarja e Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit.

Galeria fotografike