"Hapat, që Irani është i gatshëm të ndërmarrë për plotësimin e detyrimeve të veta, janë tejet të rëndësishme dhe i dalin përpara kërkesave të komunitetit ndërkombëtar. Madje me ritme shumë më të shpejta nga ç'pritej. Kjo ka të bëjë, mbi të gjitha, me ndalimin e pasurimit të uraniumit me më shumë se 5% dhe kufizimin e kapacitetit të pasurimit me 5%", - deklaroi Sergei Lavrov në një intervistë për botimin "Rossijskaja gazeta" (russ. "Российская газетa").