Në tregun holandez të gazit /Dutch TTF/ ankandi filloi sot me çmimin 28.38 € për megavat-orë.

"Kërkesa për gaz në Europë po rritet jo vetëm për shkak të kushteve të motit, - tha njëri nga tregtarët. - Pjesëmarrësit e tregut janë të shqetësuar nga ngjarjet në Libi, për shkak të të cilave punon me ndërprerje gazsjellësi "Rryma e Gjelbër" që e dërgon gazin në Itali. Gjatë ditëve të fundit nervozizmi është rritur për shkak të ndërprerjeve të mundshme të gazit rus që kalon tranzit përmes Ukrainës në Evropë".