"Për sa kohë që Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit nuk ka përfunduar punën e tij, unë mendoj se këto 5 versione do të kenë të drejtën për ekzistencë. Ndër to janë gabimi gjatë pilotimit, disfunksionimi teknik i aparaturave të avionit, karburanti i cilësisë së ulët, puna e papërgjegjshme e shërbimeve tokësore të aeroportit dhe kushtet e këqija të motit", - tha Maksim Sokollov.

Në të njëjtën kohë Sokollov përjashtoi sulmin terrorist si një prej shkaqeve të mundshme të rrëzimit të avionit.

Galeria fotografike