"Fotros" është projektuar për zbulim, mbikëqyrje si dhe për dhënien e goditjeve me përpikëri të lartë mbi objektivat e armikut. Avioni pa pilot mund të qëndrojë në ajër deri në 30 orë, ndërsa distanca e veprimit të tij i tejkalon 2000 km.

Në bazë të fotografive, të publikuara nga agjencitë iraniane të lajmeve, duket se "Fotros" ngjan shumë me avionin amerikan pa pilot "MQ-9 Reaper".