Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indonezisë, Marty Natalegawa, i quajti veprimet e shërbimeve sekrete australiane armiqësore dhe të pahijshme. Koordinatori i Ministrisë për çështjet e politikës, drejtësisë dhe sigurisë, Djoko Suyanto, deklaroi se qeveria e Indonezisë do të rishikojë bashkëpunimin me Australinë në të gjitha fushat.

"Qeveritë e të gjitha vendeve mbledhin informacion, dhe të gjitha qeveritë e dinë fort mirë se të gjithë mbledhin informcione", - tha Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.