Nga qyteti filipinas i Cebu për në Habarovsk fluturoi avioni i MSJ-së ruse "Il-76", me të cilin vendosën të ktheheshin në Rusi 11 persona, përfshirë dhe 5 fëmijë. Bëhet fjalë për dy familje nga Vladivostoku, të cilat po kalonin pushimet në Filipine. Si rezultat i tajfunit fatmirësisht ata nuk u lënduan.

Dy avionë të MSJ-së ruse mbërritën më 13 nëntor në Cebu të ngarkuar me ndihma humanitare me peshë 56 ton. Të prekurit nga fatkeqësia e tmerrshme natyrore u furnizuan me ushqime.