Incidenti ndodhi pas lutjes të së premtes, kur qindra banorë lokalë organizuan një demonstratë dhe marshuan drejt rajonit, i cili kontrollohet prej ish-rebelëve nga qyteti Misurata.

Protestuesit u kërkuan atyre të largohen nga kryeqyteti dhe të kthehen në vendlindjen e vet. Militantët fillimisht u bllokuan rrugën demonstruesve dhe bënë disa të shtëna paralajmëruese në ajër, ndërsa më pas filluan të qëllojnë mbi ta.