19 persona u lënduan. Ata tani janë shtruar në spital, njoftoi departamenti konsullor i Ambasadës ruse në Bangkok.

Sipas njoftimeve paraprake, shoferi i autobusit, në të cilin ndodheshin 51 turistë, u përpoq të shmangte përplasjen me një tjetër automjet dhe doli jashtë korsisë së rrugës.

Mediat vendase njoftuan se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.