Këto konkluzione do të paraqiten në sesionin e 33-të të Komisionit të OKB-së për Kufijtë e Shelfit Kontinental, i cili do të zhvillohet në muajt shkurt-mars. Pas miratimit të këtij komisioni procesi juridik i shpalljes së sipërfaqes së sipërpërmendur në Detin Ohotsk pjesë e shelfit rus mund të konsiderohet i përfunduar.

Madje më tepër se kaq, Rusia do të marrë të drejta ekskluzive për shfrytëzimin e burimeve minerare të nëntokës dhe shtratit të detit, duke përfshirë peshkimin e gaforreve dhe molusqeve. Ndërsa Deti Ohotsk do të shpallet plotësisht det i brendshëm i Rusisë.