Sipas të dhënave të bashkëpunëtorëve të shërbimit të zjarrfikëses, shpërthimi ka ndodhur në një tubacion gazi të presionit të lartë.

Midis të lënduarve ka edhe fëmijë. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike. Po digjen disa shtëpi dhe një pyll, po vazhdojnë operacionet e shpëtimit të njerëzve dhe pronave. Zjarri po shuhet nga 12 brigada zjarrfikëse. Mbi shkaqet e aksidentit nuk ka ende asnjë njoftim.