Deri në vendosjen e mbulesës së bardhë të dëborës në Moskë ka ende kohë - ekspertët e presin një gjë të tillë jo më herët se në muajin dhjetor.

Fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit ishin shumë të ngrohtë në zonën kryeqytetase: moti vendosi disa rekorde të reja të temperaturave, duke përfshirë edhe temperaturën maksimale për vjeshtën gjatë gjithë historisë 130-vjeçare të vrojtimeve meteorologjike. Kjo temperaturë rekord tashmë i përket vitit 2013 dhe është 16 gradë Celsius mbi zero.