Një tufë prej 40 elefantësh po kalonte hekurudhën në shtetin e Bengalit Perëndimor, 55 km nga qyteti i Jalpaiguri.

Elefantët në Indi shtypen rregullisht në binarët e trenave. Në maj në shtetin e Bengalit tre elefantë ngordhën të shtypur nën rrotat e një treni. Vitin e kaluar në Orissa u shtypën 6 elefantë, si dhe humbi jetën një punonjës i hekurudhave që ndodhej në tren.