Kapela (kripta) e nëndheshme në formë kupole është dekoruar me vizatime të shumta mjaft fine, të rafinuara. Përveç kësaj ajo është ruajtur shumë mirë. Në një prej mureve të saj ndodhet një shtrat guri me zbukurime të shumëllojshme.

Në kriptën familjare përveç rafteve të harkuar, në të cilët ndodhen vazot me hirin e të ndjerëve, janë gjetur edhe tre arkivolë prej druri me eshtra, disa llamba, monedha bakri dhe enë prej balte.