Në videot e shfaqura ditën e mërkurë në Internet nga koncerti i Justin Bieber, i cili u mbajt në Buenos Aires të shtunën, duket qartë se si dikush nga spektatorët hodhi në skenë dy flamuj argjentinas.

Justin Bieber mori mbajtësen e mikrofonit, kapi flamujt pas saj dhe madje pa i prekur ata i zvarriti deri në buzë të skenës dhe i hodhi përsëri në turmën e admiruesve të vet.

Një veprim i tillë ka shkaktuar indinjimin e thellë të banorëve të vendit.