Incidenti ndodhi në qytetin e Talcoban, kur turma në përpjekje e sipër për të marrë oriz në depon ushqimore rrëzoi murin e ndërtesës.

Autoritetet lokale deklaruan se në rajon mungojnë uji i pijshëm, ushqimi dhe medikamentet, situatë kjo e cila i detyron shpesh banorët të sulmojnë dyqanet e produkteve ushqimore.

Javën e kaluar Filipinet u goditën nga një tajfun shkatërrimtar, çka detyroi rreth 700.000 banorë të braktisnin shtëpitë e tyre.