Megjithatë, në këtë ditë në qytetin polak të Bydgoszcz, në skenën e madhe të qendrës së ekspozitave Luczniczka Hala, u mbajt me sukses koncerti i Ansamblit akademik të Këngëve dhe Valleve të Ushtrisë ruse "Aleksandrov" me titull "Sezonet e Ushtrisë së Kuqe".

Në faqen zyrtare të Ansamblit "Aleksandrov" të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Facebook spektatorët polakë iu drejtuan artistëve dhe të gjithë qytetarëve rusë duke u kërkuar ndjesë për çka ngjau në Varshavë. Katarzyna Zagorska shkruan: "Unë ndjehem shumë e turpëruar për sjelljen skandaloze të një grupi banditësh polakë përballë ndërtesës së Ambasadës ruse në Poloni. Unë shpresoj se kjo nuk do të çojë në humbjen e interesit tuaj për sa i përket koncerteve të mëtejshme në vendin tonë. Ne gjithmonë ju mirëpresim me gëzim të madh dhe presim me padurim turneun tuaj të ardhshëm në Poloni".