"Sot ne nënshkruam një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak. Në fazën e shqyrtimit janë tashmë edhe 3 marrëveshje të tjera, kryesorja nga të cilat është marrëveshja mbi bashkëpunimin tekniko-ushtarak", - tha ai pas një takimi me Ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Rodiç.

Sergei Shoigu rikujtoi se më parë në bazë të vendimit të presidentëve të Rusisë dhe Serbisë u nënshkrua një deklaratë mbi partneritetin strategjik midis dy vendeve, e cila mbulon gjithashtu edhe departamentin e mbrojtjes.